Aktualitet

Himariotët votojnë më 4 gusht, mbërrijnë materialet zgjedhore nga KQZ-ja!

Himara po bëhet gati për zgjedhjet e 4 gushtit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.

Ndërkohë, nga KQZ-ja kanë mbërritur dhe materialet zgjedhore, duke nisur nga kutitë e votimit e deri te kamerat monitoruese.

Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së dielë, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës në datën 4 gusht 2024.