Aktualitet

Himara pa drejtues, Blerina Bala jep dorëheqjen si kryetare bashkie!

Vetëm pak muaj në krye të Bashkisë së Himarës, jep dorëheqjen kryetarja e komanduar, Blerina Bala, veprim që e lidhi me arsye për “çështje personale”. Hapi vjen pak ditë pasi kryeministri Edi Rama ishte në Himarë, ku pati edhe një mbledhje me stafin e bashkisë. Mbi dy muaj më parë, më 29 mars, Bala u zgjodh pas arrestimit të kryebashkiakut Jorgo Goro, me urdhër të SPAK-ut.

Për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë.

Mbetet të shihet kush do të jetë drejtuesi i ri ndërsa Fredi Beleri ndodhet në burg. Për shkak të telasheve me drejtësinë, Beleri nuk u lejua të bënte betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, më 14 maj 2023. Ai u arrestua vetëm dy ditë para votimeve lokale të mbi një viti më parë, për shit-blerje votash.

Teksa sërish Himara mbetet pa drejtues, sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që duhet të mblidhet për të votuar e komanduar një tjetër kryetar deri sa të mbahen zgjedhjet.  Mbledhja pritet të zhvillohet të premten, pra pas dy ditësh. Kjo për zgjedhjen e një nga dy nënkryetarët Pervin Gjikuria e Arqile Bollano.