Aktualitet Politikë

Himara drejt zgjedhjeve të reja, Begaj thërret në takim Ilirjan Celibashin!

Mesditën e sotme Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka pritur në një takim Ilirian Celibashin. Sipas informacioneve, takimi ka qenë në kuadër të zgjedhjeve të reja në Himarë.

Gjithashtu ata kanë diskutuar edhe rreth vendosjes së një date për zgjedhjet e reja.

Sekretari i Kryeministrisë i është drejtuar me një letër Presidentit Bajram Begaj duke i kërkuar që të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Himarës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë këtë të premte vendimin për mandatin e Fredi Belerit, i cili u zgjodh në 14 maj në krye të bashkisë së Himarës, por dy ditë para rezultatit, ai u arrestua për blerje votash.

KQZ pas shqyrtimit të çështjes ka marrë vendimin që Fredi Beleri e humbet mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës.

 

“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin”, tha Celibashi ndër të tjera, teksa shtoi se Komisioni Zgjedhor ka të gjitha kompetencat për të marrë këtë vendim.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandati të zotit Fredis Dhionisis Beleri, e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 30 ditëve. Ky vendim do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ”, u shpreh ai më tej.

Tashmë Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023, nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin duke lënë në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.