Health & Beauty

Hidhini një sy studimit të fundit në lidhje me jastëkun, nëse kërkoni të keni një gjumë cilësor!

Të gjithëve u pëlqen të shtrihen në një shtrat të pastër dhe aromatik, por në fakt shumica e njerëzve nuk i ndërrojnë rregullisht çarçafët. Larja e parregullt e tyre grumbullon merimangat e pluhurit, të cilat janë një problem i madh për ata që vuajnë nga alergjitë. Përveç kësaj, këto mikroorganizma mund të përkeqësojnë shëndetin e përgjithshëm të trupit, kanë treguar hulumtimet. Për shkak të detyrimeve, kohës së gjatë të tharjes, mungesës së kohës, shumë njerëz nuk i lajnë çarçafët aq sa duhet.

Ndërkaq, një këllëf jastëku i palarë nëse nuk e dini mund të strehojë 3 milionë baktere pas vetëm një jave ose rreth 17,000 herë më shumë se tualeti. Ky është raporti i fundit i publikuar nga Amerisleep. Analiza përfshinte të dhëna për pastërtinë për dyshekët, çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve, si dhe një analizë të patogjenëve të mundshëm që fshihen midis çarçafëve ku flemë.

Në këtë kushte, ekspertët paralajmërojnë se këllëfët e jastëkëve, në veçanti, duhet të ndryshohen rregullisht dhe jo vetëm një herë në javë. “Kur shtriheni në shtrat, ju po i ndotni çarçafët me qeliza të vdekura të lëkurës (rreth 50 milionë në ditë), djersë, grim, locione, flokë dhe çdo gjë tjetër që keni marrë gjatë ditës.

Qelizat e vdekura të lëkurës dhe djersa sigurojnë ushqim për bakteret duke i tërhequr ato në shtratin tuaj dhe duke i ndihmuar ato të shumohen”,- thotë studimi. Për disa persona, lavatriçet e tyre janë thjesht shumë të vogla për të vendosur jastëkun. Por ekspertja e pastrimit në “My Job Quote”, Sarah Dempsey, zbuloi se si t’i pastroni ato pa përdorur një makinë larëse. Nëse jastëkët tuaj janë zverdhur ose janë kthyer në kafe nga moslarja e tyre, është mirë t’i hidhni dhe të filloni të blini të rinj.