Aktualitet Politikë

Hidhet molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, përfshihet nga flakët godina

Hidhet molotov drejt selisë së Partisë Socialiste.

Përfshihet nga flakët godina, shpërthim në këmbët e gazetarëve.

Protesta e opozitës ka prodhuar dhunë dhe zjarrvënie. Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov fillimisht drejt kryeministrisë dhe më pas në një sasi edhe më të madhe, drejt selisë së Partisë Socialiste ku situata ka dalë nga kontrolli.  Protestuesit kanë përfituar nga përqëndrimi më i pakët i forcave të Policisë pranë selisë së Partisë Socialiste. Forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën pranë Selisë. Policia kishte përqëndruar më shumë forca pranë Kryeministrisë, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë, duke anashkaluar selinë rozë. Protestuesit më tej janë drejtuar tek Bashkia e Tiranës.

Protesta nisi me përplasje tek  Kryeministria. Ishin fillimisht deputetët e PD të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu që përbënin koordonin te selia qevetaritare. Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotov drejt Kryeministrisë. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës.

Burgosja e Deputetit demokrat Salianji përshpejtoi aksionin e opozitës dhe shërbeu si pikënisja e protestës së sotme, e cila synon rrëzimin e qeverisë.Ligjvënësi demokrat Ervin Salianji me një letër nga burgu, përpara protestës u shpreh se qëndresa e popullit opozitar është shkatërrimi i qeverisë. Salianji thotë se qeveria mendoi se do e frikësonte PD-në, por e forcoi më shumë.