Një burrë që pretendon se është punësuar si hetues privat gjatë gjyqit për shpifjen e Amber Heard dhe Johnny Depp, ka zbuluar disa nga dëshmitë që ka mbledhur gjatë hetimeve të tij. Paul Barresi thotë se ai u punësua nga avokatët e Amber Heard për të gjetur prova kundër Depp gjatë gjyqit të profilit të lartë.
Çështja gjyqësore u ngrit pasi Heard erdhi me akuza kundër Depp në një artikull për Washington Post në të cilin ajo përshkroi se ishte viktimë e abuzimit në familje. Pavarësisht se nuk e emëroi Depp në mënyrë eksplicite ai u konsiderua mjaftueshëm i identifikueshëm për të ngritur një çështje shpifjeje kundër Heard.
Heard më pas paditi kundër Depp në shumën prej 100 milionë dollarësh. Të gjitha llogaritë e pazgjidhura nga gjyqi besohet se janë shlyer deri në fund të vitit 2022. Tani, hetuesi privat Paul Barresi ka zbuluar disa nga gjërat që i janë thënë gjatë punës për avokatët e Heard-it në librin e tij të vetëbotuar.
Në libër, 74-vjeçari zbuloi se ai ishte ngarkuar të gërmonte çdo provë që do ta vinte Depp në një dritë të keqe. Pretendimet në libër përfshijnë citate që e përshkruajnë Depp si një “zotëri i zotërinjve” i cili nuk kishte “një kockë të keqe në trupin e tij”.
Rikujtojmë, për ju që ende nuk e dini se producenti i filmit “Pirates of the Caribbean”, Jerry Bruckheimer ka në plan të ringjallë filmin e popullarizuar, por pa planifikuar rikthimin e aktorit Johnny Depp. Sipas mediave të huaja, në një intervistë, producenti Bruckheimer ka thënë se nuk do të mbështetet në kthimin e Depp në film. Ai zbuloi se është më e thjeshtë të gjesh njerëz të rinj sesa të presësh aktorë të caktuar. Bruckheimer ka deklaruar më parë se Depp nuk do të ketë mbështetjen për t’u kthyer në serinë e gjashtë të filmit.