Aktualitet

Hetimi i dosjes “Partizani”, Argita Malltezi: SPAK kreu shkelje të rënda!

Sot në një dalje për mediat, Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha deklaroi se aktakuza ndaj tij “është një dekoratë”. Ndërsa tha se Berisha ka bërë vetting-un 30 vjeçar të pasurisë së tij dhe të familjes, u shpreh se nuk e ka shkelur kurrë ligjin kur ka ushtruar funksione dhe nuk ka përfituar në asnjë moment.

Masa e sigurisë ndaj Malltezit dhe Berishës, e marrë në tetor të vitit të kaluar, sot është shtuar me falsifikime të tjera që demonstrojnë frikën e prokurorëve specialë për të fshehur krimet e tyre të kryera dhe duke fshehur e falsifikuar dokumenta të tjera zyrtare dhe duke mbajtur në mënyrë të paligjshme me masë sigurie Malltezin e Berishën për interesa të pastra politike.

Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën pasi ka bërë vetting-un 30 vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij e nga ky vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit.

Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë, në lidhje me pronën, nuk kanë mundur më të shtyhen me mashtrimin që çoi në arrestin e Berishës dhe Malltezit se prona ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne u kemi vënë që në gusht dokumenta në dispozicion që provonin kthimin e pronës dhe kemi bërë publike përpara jush dokumentat që lidhen me Fletoren Zyrtare.

Këto Fletore Zyrtare janë online në Bibliotekën Kombëtare. Me qëllim i ka injoruar dhe nuk i është përgjigjur kurrë e 70 faqe të akuzës janë tymnajë e SPAK-ut që prona është e rikujtuar dhe jo shpronësuar e tani po tërhiqet nga këto akuza pasi është kapur mat SPAK-u. Tani hedhin dyshime se në vitin 1946 nuk u del prona, edhe ky një mashtrim. Dokumentat zyrtare tregojnë që familjet pronare në Tiranë janë kufitarë me familjen Begeja që e kanë pasur pronën.

Për pas dy ditësh, Sali Berisha është thirrur në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani”, ku ai dhe dhëndri Jamarbër Malltezi u morën te pandehur. Të mërkurën e 25 shtatorit është bërë thirrja e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit në Prokurorinë e Posaçme për firmosjen e mbylljes së hetimeve dhe marrjen e akteve të plota.

Ish-kryeministri e ka denoncuar procesin si politik dhe akuzat i quan “të sajuara nga prokurorë që janë në urdhërat politike të Edi Ramës”.  Më 11 shtator, Berisha qëndroi vetëm 23 minuta në SPAK ku iu komunikua akuza e korrupsionit pasiv lidhur me dosjen Partizani. Pasi doli, ish-kryeministri deklaroi se “asgjë nuk ndryshon” e foli për “vazhdim të hakmarrjes politike”. Berisha u shpreh se i treguan 500 faqe “mashtrime”.