Një hetim i publikuar sot zbulon se të gjithë ata në pozita pushteti kanë fshehur skandalin për dekada me radhë, shkruan rrjeti vendas The Sun.
Politikanët doktorët e sistemi shëndetësor kanë bërë mbi mbulim “të fshehtë e drithërues” të skandalit ku më shumë se 30,000 njerëz në Britani janë infektuar me sëmundje të pashërueshme gjaku, thuhet në hetim.
Ndërsa zyrtarët kishin gënjyer për vite me radhë për rreziqet e pranimit të gjakut të të burgosurve ose të droguarve, teksa pacientët u infektuan me HIV ose hepatit prej gabimit mjekësor.
Më shumë se 3,000 njerëz kanë vdekur tashmë të infektuar me HIV ose hepatit C në skandalin vrasës të viteve 1980-të kur morën transfuzione ose produkte gjaku nga sistemi shëndetësor britanik.
Sot kryeministri Rishi Sunak pritej të kërkonte ndjesë ndaj viktimave të skandalit, pasi hetimi i gjykatësit Sir Brian Langstaff konkludoi se ata në pushtet, si në qeveri dhe në sistemin shëndetësor, kanë keqinformuar qëllimisht publikun.
Pacientëve me sëmundje gjaku si hemofilia iu dhanë trajtime me gjak nga të burgosurish ose të droguar për vite me radhë, edhe pse ekspertët e kuptuan se ishte i rrezikshëm.
Edhe në SHBA të burgosurve u jepeshin para për të dhuruar gjak, megjithse kishin sëmundje si hepatit C e HIV.
Doktorët në Britani nuk tregonin për rreziqet e kësaj procedure dhe i injektonin pacientët, shumica e të cilëve ishin të rinj e adoleshentë.
Duke dënuar vendimet e zyrtarëve asokohe, Sir Brian tha: “Teksa qeveria hezitonte për skandalin, ata të infektuar me AIDS nga transfuzionet, vuanin dhe vdisnin”.
Sistemi shëndetësor britanik nuk fliste deh kur u kuptua se pacientët me hemofili dhe sëmundje të tjera po trajtoheshin gjak të infektuar me HIV e hepatit.
Hetimi zbuloi se dhe shërbimet e gjakut “reaguan ngadalë” ndaj kërcënimit të AIDS dhe bënë “shumë pak, shumë vonë”. –TheSun–