Bota

Hetimet për vdekjen e kineastes Halyna Hutchins drejt fundit, nëntë muaj pas tragjedisë!

Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe njoftoi së fundmi se hetimet për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins janë drejt fundit. Hetuesit thonë se ata po presin për të dhënat telefonike të Baldwin, të cilat Departamenti i Policisë së Qarkut Suffolk po ndihmon autoritetet e New Mexico për t’i marrë. Sherifi i Qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, u shpreh se:

Zyra e prokurorit të qarkut ka punuar me Departamentin e Policisë së Suffolk County dhe avokatin e Baldwin për të marrë të dhënat e telefonit. Pasi Departamenti i Policisë së Suffolk County të përfundojë ndihmën e saj dhe t’i dërgojë ato të dhëna te zbatimi i ligjit në New Mexico, detektivët tanë do të duhet t’i shqyrtojnë tërësisht ato telefonata.

Kanë kaluar gati nëntë muaj që kur Baldwin qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins me një armë që duhej të përdorej në film. Ata ishin pjesë e një ekipi që filmonte “Rust” në periferi të Santa Fe. Që atëherë, Byroja e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë të New Mexico gjobiti kompaninë e prodhimit të filmit për dështime në sigurinë e armëve të zjarrit.

Familja e Hutchins ka paditur gjithashtu Baldwin dhe producentët e filmit. Por policia dhe prokurorët ende nuk kanë nxjerrë ndonjë përfundim në lidhje me akuzat e mundshme penale të lidhura me vdekjen e Hutchins. Zyra e Mendoza-s tha ditën e kaluar se hetuesit duhet të shqyrtojnë një raport të marrë së fundmi nga Zyra e Hetuesit Mjekësor të New Mexico.