Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.
Por, ashtu si duhet marrëdhënia mes tyre ka patur mjaft ulje-ngritje ku madje në një periudhë çifti deklaroi dhe ndarjen, e në portale u përfol se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies. Edhe pse ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Dafi ka fshirë çdo foto me të. Jo vetëm kaq por dyshimet i ka ngritur dhe një postim në Instastory ku shkruhej se ndihet ‘Bosh’.
Gjithë këto ngritën dyshimet se mes çiftit mund të ketë ndodhur diçka dhe së fundmi burime për revistën ‘Who’ kanë pohuar se edhe pse janë shfaqur bashkë në publik në koncerte, kimia mes dyshes nuk ka qenë e njëjtë dhe lidhja romantike ka marrë fund përfundimisht.
Nuk dihet nëse janë ndarë dhe thjesht vazhdojnë bashkëpunimin si kolegë apo thjesht është një lajm jo i vërtetë. Jemi ende në pritje të një reagimi nga ana e dyshes.
Dafina ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë albumin e saj, i cili do të titullohet “Unë Jam Ajo”. E vetëm pak ditë më parë ka ndarë me ndjekësit një video në TikTok duke na zbuluar pak nga kënga e re që titullohet “Harroj”.