Botë e Çuditshme

Heroi 11-vjeçar shpëton jetën e dy njerëzve në të njëjtën ditë, ja si shpërblehet!

Një djalë 11-vjeçar është bërë hero i padiskutueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Davyon Johnson kreu dy akte heroike brenda 24 orëve, duke shpëtuar jetët e një shoku të klasës dhe një gruaje. Shokun e klasës, djaloshi e shpëtoi nga mbytja, ndërsa gruan e shpëtoi nga zjarri që kishte rënë në shtëpinë e saj. Për veprimet e tij, Johnson-it iu dha titulli i nderit “oficer policie” dhe “hero”. Latricia Dawkins, drejtoresha e shkollës së tij u shpreh se:

Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë një mik për të gjithë. Ai më tha: ‘Nuk dua që të gjithë të më kushtojnë vëmendje. Unë bëra atë që duhej të bëja’. Unë nuk mendoj se ai në fakt e përvetësoi se sa e rëndësishme ishte kjo arritje që bëri. 

Gjithçka di Davyon është se mëngjesin e 9 dhjetorit ai ishte pranë burimit të ujit në shkollë kur dëgjoi një djalë të klasës së shtatë duke pëshpëritur: “Po mbytem, po mbytem.” Djali kishte hapur një shishe uji me gojën e tij dhe kapaku i saj i rrëshqiti në fyt. Davyon mblodhi krahët rreth barkut të studentit dhe kreu manovrën Heimlich, një teknikë që e kishte mësuar në YouTube pasi u frymëzua nga xhaxhai i tij, Wendell Johnson, një punonjës i urgjencës mjekësore. Davyon tha se donte të bëhej një punonjës i urgjencës mjekësore që kur ishte 6 vjeç.

Tani, duke parë djalin të mbytej, ai kishte krijuar një ndjenjë se çfarë do të kërkonte puna. Kur erdhën punonjësit e urgjencës mjekësore, Davyon vazhdoi ta pyeste djalin nëse ishte mirë. Djali u shërua. Ishte ora 17:00, kur zonja Johnson, mamaja e Davyon vuri re tymin që dilte nga një shtëpi. Jashtë kishte makina. Ajo i ra borisë dhe thirri 911 ndërsa Davyon doli nga makina, shkoi te dera e përparme dhe trokiti.

Pesë persona nga shtëpia dolën jashtë, panë se çfarë po ndodhte dhe vrapuan. Një person i gjashtë kishte probleme. Ajo ishte më e vjetër dhe mezi lëvizte. Davyon u shpreh se:

Ajo nuk po lëvizte aq shpejt sa duhet. Kështu që unë duhet ta ndihmoja atë të shkonte në kamionin e saj sepse të gjithë po largoheshin.

Ndërkaq, më 19 gusht, babai i Davyon vdiq nga COVID-19. Nëse nuk pyetet nga të tjerët, Davyon nuk u tregon njerëzve se çfarë bëri më 9 dhjetor. Nëse pyetet, ai i përshkruan të gjitha duke thënë:

Gjëja e duhur për t’u bërë.