Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.
Ke krijuar miqësi me ndonjë nga banorët?
Kam krijuar miqësi. Kanë qenë persona që i kam dhënë dhe më kanë dhënë energji pozitive dhe kam shëkmbyer mesazhe këto ditë, me Vinin, me Albin, me Gracianon, me Lisin, me Lidin, me Gazin, me Françeskën.
Më në fund fitoi një grua, si e komenton?
Nuk e besoja që me mentalitetin që kemi si shoqëri, një femër që në kontekstin ku e vura veten mund ta fitonte. Një femër jashtë kuadratit të të menduarit të masës. U mata me çfarë më doli para dhe e vura veten në lartësinë e tyre. Hyra në të gjitha pellgjet që pashë dhe u zhgërreva.
Kur e kuptove që mund ta fitosh?
Nuk besoja se mund ta fitoja. U futa sepse ishte vitit i tretë që kontaktohesha. Isha më e qetë nga problemet familjare dhe profesionale. Këtej nga fundi e kuptova që isha e fortë. Por ishte dhe Romeo dhe Juli që ishin shumë të fortë. Për mua ishte një investim. Në kohën kur unë isha në emigrim, kolegët e mi kanë punuar fort dhe ia kanë dalë të jenë nëpër skena dhe televizione.