Mbrëmjen e kaluar këngëtari i njohur Maluma, mbajti koncertin e tij në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku dha një super performancë për të gjithë publikun.
Vetë Maluma ka postuar disa video gjatë performancës në llogarinë e tij në Instagram. Artisti ka kënduar disa nga hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera. Gjatë koncertit të tij, Maluma nuk harroi të përmendte dhe disa fjalë për eksperiencën e tij këtu në Tiranë.
Kjo është hera ime e parë në Tiranë dhe shpresoj mos të jetë e fundit. Faleminderit shumë për dashurinë që më keni dhënë, si mua si ekipit tim! Shumë faleminderit! Këtu në Tiranë, Shqipëri, ka femra shumë të bukura. Gëzuar për femrat më të bukura që janë këtu në Tiranë.
Kujtojmë se koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë së COVID-19. Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat. Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.
Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe fansat e tij janë të panumërt. I lindur dhe i rritur në Medellín, ai krijoi një interes për muzikën në një moshë të re dhe filloi të regjistronte këngë në moshën 16 vjeçare. Ai publikoi albumin e tij debutues, “Magia”, një vit më vonë në 2012.
Megjithatë, albumi i tij kryesor ishte “Pretty Boy” i 2015-ës , Dirty Boy, gjë që çoi në bashkëpunime të suksesshme me disa artistë. Maluma ka një numër këngësh që janë renditur në top 10 në Billboard Hot Latin Songs, duke përfshirë “Felices los 4”, “Borró Cassette” dhe “Corazón.