Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Hera e fundit që i “shohim” të 5-të bashkë! Ish-yjet e “One Direction” marrin pjesë në funeralin e Liam Payne!

Ish-anëtarët e One Direction, Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik, u mblodhën sot për të nderuar shokun e tyre të grupit, Liam Payne, në ceremoninë e tij private të varrimit në Amersham, Angli.

Payne, i cili vdiq tragjikisht në tetor pas një rënieje në Buenos Aires, ishte një figurë e dashur për të gjithë ata që e njihnin.

Ceremonia u mbajt në një kishë të qetë në Amersham, një qytet historik dhe i njohur për privatësinë që ofron, duke e bërë këtë vend të përshtatshëm për një ngjarje të tillë intime.

Ish-anëtarët e One Direction, të shoqëruar nga miq dhe të afërm, ndanë kujtime të ngrohta për Liam, duke e cilësuar atë një “vëlla” dhe duke theksuar se kujtimi i tij do të jetë gjithmonë në zemrat e tyre.

Gjatë ceremonisë, të pranishëm ishin edhe figura të njohura si James Corden, Kimberley Walsh, Simon Cowell, e dashura e Liam, Kate Cassidy. Gjithashtu e pranishme ishte dhe ish-partnerja e tij me të cilën ka një djalë, Bear, Cheryl.

Ky funeral ka shënuar një moment të rëndësishëm dhe tepër emocional për të kujtuar një artist të jashtëzakonshëm dhe një njeri të dashur për shumë njerëz dhe ka lënë gjurmë në jetët e shumë të rinjëve që janë rritur me zërin e tij. Lamtumirë Liam!