Një polic në San Francisco hoqi uniformën e zakonshme dhe distinktivin, duke i ndërruar me një maskotë të pulës, me qëllim që të infiltrohet në kapjen e të gjithë shoferëve që nuk respektonin shenjat e qarkullimit rrugor. Jonathan Ozol u shfaq me kostumin e një pule në rrugët e qytetit për të regjistruar të gjitha rastet, kur shoferët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vija të bardha. Kapitenia Amy Hurwitz u shpreh:
Nuk dua që ta pësojnë njerëzit. Ky kostum ka ngjyra të ndezura dhe është e pamundur të mos vërehen nga shoferët kur kalon dikush rrugën.
Kjo taktikë po përdoret prej gjashtë muajsh si pjesë e planit operativ të policisë në San Franciso. Ata shfaqen me kostume të ndryshme nëpër rrugët e qytetit.
Shpesh shihen me kostum të njëbrirëshit apo një zogu të madh. Qëllimi i tyre është të regjistrojnë rastet kur shoferët nuk u japin përparësi këmbësorëve. Çdo shofer që refuzon ta bëjë një gjë të tillë, sipas Ozol-it do të dënohet me 400 dollarë.