Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Një ditë më parë në helikopter ka kaluar mbi shtëpinë e “Big Brother VIP3” për Romeo Veshajn. Vëllai i tij binjak, Donaldi, ka hedhur nga helikopteri karafila, ky gjest e ka përlotur Romeon. E për këtë surprizë kaq emocionuese për Romeon, Egla Ceno ka patur një koment që e ka nxehur atë. Aktorja e pyeti nëse e kanë lënë më fjalë me Donaldin që të bëjë të njëjtën gjë që Romeo ka bërë për të para dy vitesh.
Egla: E kishit lënë me fjalë me Donin apo të ktheu borxhin?
Romeo: Do ta dish?
Egla: Jam kurioze se nuk më duket normale të përsëritësh të njëjtën gjë që ke bërë ti para dy vjetësh.
Romeo: Po gjykon veprimi i Donaldit?
Romeo është gjykuar shumë nga banorët ditët e fundit, pasi për ta nuk ka kaluar kohë dhe nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur partneres së tij, Heidit me suitën që i ofroi Vëllai i Madh. Këtë ia ka nënkuptuar edhe vetëm pak më parë Graciano ama Romeo ka ditur si t’ja kthejë.