Celebrities Showbiz

Heidi tregon planet për të ardhmen: “Po shijojmë privatësinë, duhet t’i jap drejtim…“

Dy finalistë të edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ishin dhe çifti Heidi-Romeo, ku Heidi mori vendin e katërt ndërsa Romeo të tretin. Pas mbarimit të këtij ‘reality show’, kurioziteti i publikut ka qenë i madh se çfarë po ndodh tani me dyshen.

Sakaq, në post “BBV3” të zhvilluar mbrëmjen e së martës, Heidi, e cila ka folur për marrëdhënien e saj me Romeon që pas daljes nga shtëpia. E pyetur nga moderatori Ledion Liço, Heidi, nuk tregoi arsye konkrete për mungesën e Romeos, por theksoi se raporti mes tyre, edhe pas daljes nga shtëpia, është shumë i mirë. Ajo tregoi planet për të ardhmen dhe dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri.

Raporti jonë është shkëlqyeshëm. Jemi shumë mirë. Po jetojmë më në fund momentet tona në privatësi, që na kishte munguar shumë. Tani unë duhet t’i jap drejtim se personi që në fakt ka rrënjët në Itali jam unë, kështu që tani duhet t’i vë pak në vijë gjërat, të spostohem këtej. Avash avash, të dy bashkë do t’ia dalim. Po më pëlqen Shqipëria, po më shijon. Ose ndoshta do bëjmë pak këtej, pak andej. Do marrim ca ditë pushim, të rrimë rehat vetëm, të dalim në rrugë rehat. Kemi nevojë.