Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Pasditen e sotme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë surpizuar me mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre por edhe nga familjarët falë “Big Love”. Heidi ka qenë një ndër banoret që nuk ka mundur të mbajë lotët teksa ka lexuar mesazhin e ardhur nga nëna e saj, të cilin nuk ka mundur ta përfundojë për shkak të emocioneve, duke e lexuar më pas Egla.
Heidi ketrushja. Na ka marrë malli shumë për ty dhe të ndjekim me kënaqësi. Të duam shumë dhe mezi presim të të përqafojmë. Zemër ne do t’i mbështesim gjithmonë zgjedhjet e tua. Mendoj se dashura është e papritura më e bukur që të ka ndodhur. Të dua deri në vdekje…
View this post on Instagram
. Ndër mesazhet e shumta, Juli ka marrë gjithashtu një mesazh edhe nga vëllai i tij, Mario, duke e bërë banorit të përlotet teksa e ka lexuar.