Celebrities Gossip Showbiz

“Heidi, Lidi, Graciano dhe…”, Egla Ceno i përgjigjet pyetjeve pikante të ndjekësve të saj në Instagram!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip”  fituese u shpall Egla Ceno.

Egla Ceno është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale pas përfundimit të “Big Brother VIP3”, ku u shpall edhe fituese. Madje së fundmi ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në “Instagram”. Egla shkruan në një postim në “Instastory”. Përgjigje për 10 pyetjet më ‘inteligjente”, të cilave u ka kthyer një përgjigje dhe kishin të bënin me ish-banorët e tjerë të “BBV3”.

Cilët janë 3 banorët e BBV që mendon që të kanë kaptuar dhe të kanë dashur vërtetë?

Lisi, Lidi, Graciano, Albi

Çfarë mendon për Bardhin?

Super djalë, e respektoj

Ça të bëri të mendosh që Heidi është shumë inteligjente aman?

Ishte boring nëse nuk krijoja ‘nai gjo’.

Fituesja e “Big Brother VIP3”, Egla Ceno, e ftuar në “Top Arena” ka treguar se jo me të gjithë ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur kontakte. Sipas saj vetëm disa prej tyre e kanë telefonuar, ndërsa me Julian Dedën jo. Ajo tregon se ka pritur një telefonatë prej tij për ta pyetur si është pas një incidenti që ndodhi në prapaskenat e post Big Brother dhe lëndoi këmbën, por kjo gjë nuk ndodhi.