Heidi Klum është tashmë një nga supermodelet më të njohura dhe më të bukura në botë, por tani ajo është gati të tregojë edhe talentin e saj në muzikë. Modelja ka bashkuar forcat me reperin Snoop Dogg dhe dyshen e producentëve Weddingcake për një këngë të re.
Kënga, e cila quhet “Chai Tea With Heidi” ishte një nga qëllimet kryesore në listën e saj për vitin. Duke bërë gjithçka për të bërë përshtypje me debutimin e saj, videoklipi shoqërues është xhiruar nga fotografi i njohur, Rankin. Me një paraqitje të nxehtë në klip së bashku me reperin, Heidi dëshmon se ‘më pak është më shumë’, duke u shfaqur pa reçipeta nën fustanin e saj të tejdukshëm, ndërsa Snoop zgjodhi një xhaketë tipike ngjyrë portokalli të zbukuruar me gëzof.
Duke folur për aventurën e saj të re në botën e muzikës, Heidi u shpreh:
Më pëlqen të dal jashtë zonës sime të rehatisë dhe të sfidoj veten, kështu që ishte diçka që padyshim po e konsideroja. Por e dija se ishte vetëm një person me të cilin doja të këndoja. Unë jam një fanse e madh e Snoop Dogg. E kontaktova për idenë dhe, për habinë dhe kënaqësinë time, ai më ftoi të vij në studion e tij. Më pëlqen një këngë që i bën njerëzit të duan të kërcejnë dhe të argëtohen dhe Snoop ndihmoi që ta realizoj këtë. Ndonjëherë, më duhet të pickoj veten për t’u siguruar që nuk po e ëndërroj këtë sepse është me të vërtetë një ëndërr e realizuar.