Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët kanë komentuar lojën e Heidit në këtë format. Juli në një moment ka treguar se çfarë i ka thënë Jetmiri për Heidin, kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
Juli: Jetmiri për shembull gjëra e parë që më ka thënë sa ka hyrë pas darkës tek arena e “Super Sport”, u kthyen te veranda dhe më tha ‘ti ke marrëdhënie shumë të mirë, por ajo është nëna e intrigës. Ajo i bën të gjitha në shtëpi’, për Bacin. Pak a shumë kjo ishte tema dhe ma shtjelloi. Tani unë ndryshe nga Lediona, këto që vinin nga jashtë nuk shkoja kurrë me i pyetur për gjëra. Unë nuk kam qejf ti takoj këta që vijnë nga jashtë…
View this post on Instagram
Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi mbrëmjen e djeshme. U komunikua për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore, ku shfaqej me vigon duke marrë serum. Disa orë më vonë shëndeti i Eglës u përmirësua dhe disa nga banorët shkuan për ta parë tek dhoma e gjumit.