Celebrities Ndryshe Showbiz

Heidi Baci: “Më kanë ndjekur…”

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë Heidi Baci. Ajo njihet për karrierën e saj si modele, pjesëmarrjen në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe së fundmi edhe si opinioniste në “Goca & Gra”. E ngacmuar paksa nga pyetjet e moderatorëve, Heidi u shpreh se edhe e kanë ndjekur rrugëve të Tiranës:

Ka ndodhur kjo njëherë, që më kanë ndjekur dhe kanë dalë foto se ku isha unë dhe çfarë po bëja gjatë gjithë ditës. Një person që e kam pasur mbrapa meje dhe nuk e kam idenë. Njëherë po kthehesha nga Blloku, ishte ora 7 dhe më gjëmon një makinë, unë isha duke bërë xhiro. Unë jam shumë e qetë. Ka ndodhur shpeshherë. Duhet të jemi pak më të kujdesshëm.