“Goca dhe Gra”, talk show shumë i diskutuar do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno. Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.
Kujtojmë, se Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet. Gjithashtu, pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogia Jorida Rustemi dhe aktivistja Xhilda Luzi.
Nga 5 tetori, çdo të shtunë në orën 22.00, rikthehet në Top Channel, “Goca dhe Gra”.
Vlen për t’u theksuar, se Top Channel është një sezon gocash në mbrëmjet televizive prej Tetorit. Me rikthimet në ekran të Bora Zemani, Nevina Shtylla, Kiara Tito si edhe për herë të parë të Heidi Baci, ky sezon duket totalisht premtues. Ky sezon duket se i ka të gjitha, nga bisedat mbi tematika të ndryshme, në lojëra argëtuese gjithëpërfshirëse, e deri në emisionin më të ndjekur të humorit në Shqipëri. Për shikuesit lind veç një pyetje, çfarë do shohim më përpara?!