Një nga ngjarjet më të komentuara në mediat rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Heidit dhe Romeos. Ka pasur shumë spekulime se dyshja, e cila e nisi marrëdhënien e tyre në reality show-n “Big Brother Vip”, ka vendosur të përfundojë lidhjen, duke u bazuar dhe në faktin se Heidi nuk e uroi partnerin e saj për ditëlindje.
Ndërkohë që deri tani nuk kishte pasur ndonjë reagim zyrtar nga ana e tyre, bukuroshja bëri një veprim të papritur duke postuar një status në profilin e saj në platformën X. Në këtë status, ajo shprehu mirënjohjen dhe falenderimin ndaj ndjekësve të saj, duke shkruar:
Ju kam shumë xhan! Nuk dua t’ju mërzis. Vetëm Kaq doja t’ju thoja. Unë jam mirënjohëse. Faleminderit për të gjitha.
Pas këtij postimi, Heidi e fshiu shpejt statusin, por ai la të kuptohej se ndarja mund të jetë e vërtetë.