E ftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë Heidi Baci. Ajo njihet për karrierën e saj si modele, pjesëmarrjen në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe së fundmi edhe si opinioniste në “Goca & Gra”.
Në panelin e këtij emisioni gjenden edhe personazhe të tjerë, të cilët mund të kenë mendime të ndryshme nga ajo. Është Heidi komode, teksa shpreh opinionet e saj?
Ndihem shumë komode. E ndjej respektin nga të gjitha. Nuk është e vërtetë që janë agresive.
Po përsa i përket Eglës?
Jo, nuk është fare. Ndjej sikur duam të gjitha pak të ruhemi ndoshta, sepse tamam tamam ajo nuk është moderim. Unë e kam menduar këtë gjë. Është sikur jemi pesë opinioniste. Po ta shohësh unë jam më e lirshme në temat sociale, ose kur na sjellin mesazhe, por kur flitet për politikë ose për fe është një përgjegjësi shumë e madhe të japësh mend.
E pyetur nga Elona nëse janë shoqe apo takohen vetëm në tavolinën e “Goca & Gra”, Heidi u përgjigj:
Jo, shoqëri është llaf i madh, por ne shkojmë shumë mirë, respektohemi dhe gjëja mund të ndodhë më vonë, por për momentin jemi kolege.