Deputeti i PS, Erion Braçe, është futur te zyra ku mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi.
Sapo ai është futur, Albana Vokshi i është drejtuar duke i thënë se çfarë kërkon aty, dhe duke i bërë me shenjë që të mbyllë gojën.
Braçe i është kthyer duke i thënë që atë shenjë për mbylljen e gojës duke i thënë: Hec thuaj atij që ke në shtëpi.
Pjesë nga debati:
Braçe: Hec thuaji atij që ke në shtëpi, kur flet me mua mendo një çik
Vokshi: Hec mor Erion
Braçe: Hec er dreq aty, fytyrë e keqe
Vokshi: Ti për ca ke ardhur?
Braçe: E kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty
Ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Sterilizimin dhe Check-Up në shëndetësi u ngrit pas një marrëveshjeje të arritur nga Partia Socialiste me atë demokratike.
Por të dyja këto koncensione janë nën hetim nga SPAK. I pari, ai i Sterilizimit, ka sjellë deri më tani arrestimin dhe ngritjen e akuzave ndaj ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.
Nën hetim janë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Këto koncensione në Shëndetësi kanë ngritur pikëpyetje për korrupsion dhe abuzime.
Madje dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje duke i konsideruar ato si një përdorim “joefikas” i fondeve publike.
Po ashtu, edhe opozita ka ngritur herë pas herë akuza se koncensionet kanë qenë abuzim i pastër me paratë e buxhetit të shtetit.