Ministri i Jashtëm Igli Hasani në një konferencë të përbashkët me ministrin turk Hakan Fidan. Në fjalën e tij krah homologut turk ministri Hasani tha se kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, Hasani deklaroi se investimet turke arrijnë në rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa tha se më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar në gati 830 kompani turke që operojnë në Shqipëri.
‘Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Investimet turke në Shqipëri arrijnë 3.7 mld euro. 15 mijë shqiptarë janë të punësuar me 830 kompani turke që operojnë në vendin tonë. Përshëndesim miratimin nga parlamenti turk marrëveshjen për njohjet reciproket të patentave. Shqipëria do të vazhdojë angazhimin shumë palësh në 4 nisma rajonale dhe përmbushja me sukses do të kërkojë edhe bashkëpunimin e ngushtë me Turqinë. Me kolegun Hakan bashkëndamë mendime të njëjta me agresionin rus në Ukrainë dhe kemi shprehur mbështetjen e palëkundur për integritetin territorial të Ukrainës.’- tha Hasani.
Ministri i Jashtëm turk përcolli dhe mesazhin që të largohen dhe mbetjet e fundit të FETO-s.
Më tej, Fidan tha se do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Në konferencën për shtyp me Hasanin, ai theksoi se do të thellojnë bashkëpunimin mes ty vendeve në shumë fusha, si ekonomia, arsimi apo turizmin.
“Do vazhdojmë takimin me Ramën, do të marrim në diskutim marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe si do ti çojmë në një nivel më të lartë, do kërkojmë fusha të ndryshme bashkëpunimi. Së pari mendojmë që është shumë e rëndësishme miqësia për të thelluar marrëdhëniet tona, Shqipëria dhe Turqia janë të lidhura me njëra tjetrën, nga ana historike, lidhje të pashkëputshme. Në këtë ka ndihmuar edhe solidariteti mes Erdogan dhe Ramës. Ne kemi zhvilluar marrëdhëniet tona në shumë fusha dhe jemi të vendosur t’i vazhdojmë bashkëpunimet, sidomos në fushën ekonomisë, arsimit, teknologjia, turizmi, ka shumë fusha ku do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Patëm dje takim me biznesmenët turq dhe diskutuam për mundësitë e investimit”, tha Fidan.