Celebrities Film & Tv

Harry Styles sjell policin e viteve 1950 në filmin e ri, por jo vetëm kaq…

“My Policemen” quhet filmi më i ri protagonist i të cilit është këngëtari me famë botërore, Harry Styles.

Ai është fotografuar ditën e djeshme në Brighton, Angli për të xhiruar disa skena nga filmi më i ri që do të shfaqet në Amazon së shpejti. Fansat kanë qëndruar me orë të tëra dhe në shi për të parë vetëm pak momente nga Harry Styles i veshur si një polic i vitit 1950.

Ndër skenat e xhiruara ditën e djeshme artisti britanik shihet duke shkëmbyer një puthje romantike me yllin e “The Crown”, Emma Corrin.

Por, për çfarë flet “My Policemen”?

Sipas përmbledhjes së librit me të njëjtin emër, historia përqendrohet në një trekëndësh dashurie zemërthyese në vitet 1950 në Brighton, Angli.

Një grua me emrin Marion bie në dashuri me një burrë të quajtur Tom. Vite më vonë, Tom fillon një romancë me një burrë të quajtur Patrick pasi ata takohen në një muze. Me homofobinë e shfrenuar gjatë kësaj periudhe kohore, është “më e sigurt” për Tom, një polic, të martohet me Marion. Kështu që, ajo dhe Patrick duhet ta ndajnë fshehurazi atë, derisa njëri prej tyre të thyhet dhe tre jetë të shkatërrohen.

“Deadline”, raportoi se përshtatja e filmit fillon në vitet 1990. Një takim midis Tom dhe Patrick të moshuar i nxit ata të rishikojnë lidhjen e tyre të dashurisë 40 vjet më parë. Detajet e mëtejshme të komplotit për dramën në ekran janë ende të panjohura.