Duket se këngëtari i njohur Harry Styles ka nisur një lidhje të re me modelen e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel. Në më shumë se një dekadë që kur u bë një emër i njohur, jeta e dashurisë së Harry-t ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, nga marrëdhënia me Taylor Swift, Caroline Flack e deri te Olivia Wilde.
Thuhet se ylli i muzikës është duke u takuar me yllin e “Victoria’s Secret’, Candice. Një burim pohoi për The Sun se Harry dhe modelja afrikano-jugore ishin afruar me njëri-tjetrin javët e fundit, pasi u takuan për herë të parë në vitin 2017 kur ai performoi në shfaqjen e markës në Shangai. Harry ka qenë më parë i lidhur edhe me modele të tjera të “Victoria’s Secret” përfshirë këtu edhe ylin e klanit Kardashian-Jenner, Kendall Jenner.
Ai po ashtu është përfolur edhe për romanca të tjera me yje si Cara Delevingne, Nadine Leopold, Sara Sampaio, Georgia Fowler si dhe Camille Rowe. Ndërkaq, Candice është një modele jashtëzakonisht e suksesshme dhe e ka filluar karrierën e saj që në moshën 15-vjeçe. Ylli i pasarelave u bë një engjëll i “Victoria’s Secret” në vitin 2010. Rikujtojmë, se disa muaj më parë u aludua se bukuroshja kishte nisur një lidhje me reperin e njohur Kanye West. Këngëtari u pa në shoqërinë e modeles gjatë Javës së Modës në New York.