Ylli i muzikës pop Harry Styles di të jetojë shumë mirë në hotel edhe pse e ka një shtëpi. Këngëtari i “As It Was” thuhet se ka shijuar hotelin luksoz në vlerë 2500 euro nata në Londrën Qendrore me të dashurën Taylor Russell. Dyshja janë shfaqur disa herë bashkë por ende nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre.
Marrëdhënia e tyre ka qenë private, por me sa duket po ecën me hapa të shpejtë pasi Taylor iu bashkua atij në hotelin luksoz. “Ai qëndroi në një hotel luksoz në Londër së bashku me të dashurën”,-tha një burim për The Sun. Ata bëjnë një jetë të thjeshtë, dalin për kafe, drekë dhe ecin me biçikletë nëpër Londër si turistë”,-thotë më tej burimi.
Krijuesi i hitit “As It Was” muajve të fundit ka qenë në vëmendje për shkak të romancave të reja. Në më shumë se një dekadë që kur u bë një emër i njohur, jeta e dashurisë së Harry-t ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, nga marrëdhënia me Taylor Swift, Caroline Flack e deri te Olivia Wilde.
Harry ka qenë më parë i lidhur edhe me modele të tjera të “Victoria’s Secret” përfshirë këtu edhe ylin e klanit Kardashian-Jenner, Kendall Jenner. Ai po ashtu është përfolur edhe për romanca të tjera me yje si Cara Delevingne, Nadine Leopold, Sara Sampaio, Georgia Fowler si dhe Camille Rowe.