Celebrities Gossip Showbiz

Harry Styles dhe Olivia Wilde shijojnë kohën së bashku në një galeri në Londër!

Harry Styles vazhdoi festimet e ditëlindjes së tij të 28-të duke e çuar të dashurën Olivia Wilde në një galeri arti në Londër. Dyshja janë parë rrallë së bashku në Mbretërinë e Bashkuar, por ylli i “One Direction” ishte i prirur t’i tregonte Olivia-s vendet e tij të preferuara ndërsa ajo ishte në qytet. Dashamirësi i artit, Harry, u pa duke admiruar ekspozitën me Olivia në Akademinë Mbretërore të Arteve të enjten. Një dëshmitar okular tha:

Harry dhe Olivia dukeshin sikur po argëtoheshin shumë teksa shikonin galerinë. Ata nuk u kapën për dore, por prapë mund të shihje afërsinë e tyre teksa e admironin artin së bashku.

Këngëtari kishte veshur një pallto me ngjyrë jeshile të errët, ndërsa e dashura Olivia erdhi e veshur me një xhaketë bezhë me flokët poshtë.

E frymëzuar nga arti, Olivia postoi për daljen e çiftit në Instagram, duke inkurajuar 4 milionë ndjekësit e saj që të vizitojnë galerinë. Ajo postoi një pikture të një figure nudo të përkulur në një divan.

Vizita e çiftit në galerinë vjen disa ditë pasi ata festuan ditëlindjen e Harry-t me një darkë nën dritën e qirinjve pranë tregut Spitalfields të Londrës. Olivia, e cila është nëntë vjet më e madhe se Harry, shpërndau imazhe nga restoranti këtë javë.