Showbiz

Harry dhe Meghan tashmë me një llogari të re në Instagram

Çifti mbretëror në vetëm pak ditë priten të bëhen prindër për herë të parë dhe teksa po marrin pak pushim nga detyrat e tyre mbretërore, ata i janë rikthyer Instagram-it.

Në një faqe që quhet Sussexroyal, është postuar lajmërimi i parë ku bëhet i ditur se ky profil menaxhohet nga Duka dhe Dukesha e Sussex.

“Mirë se vini në Instagram tonë zyrtar, shpresojmë të ndajmë me ju punën që na udhëheq, kauzat që mbështesim, njoftimet e rëndësishme dhe mundësinë për të hedhur dritë mbi çështjet kyçe. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj, dhe ju mirëpresim për të na ndjekur” ,-shkruhej në postimin e tyre.

Në vetëm 24 orë që nga aktivizimi i këtij profili, Harry dhe Meghan grumbulluan mbi 3 milionë ndjekës.