Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Disa prej prindërve të banorëve tashmë janë bërë publikë për shkak të surprizave gjatë këtij edicioni. Disa të tjerë edhe pse kanë qenë pjesë e surprizave nuk kanë bërë një dalje publike, një ndër to është edhe mamaja e Heidit, e cila pati një telefonatë me banoren disa javë më parë, ku nxiti kureshtjen e publikut. Së fundmi janë bërë publike disa foto të Heidit me mamanë e saj, ku fjalët e banores se nëna e saj është më e bukur se ajo duket se nuk janë veç komplimenta.
Prej mbrëmjes së djeshme pas mbarimit të prime-t, banorët kanë qenë shumë të nervozuar e ndër debatet e të bërtiturat nuk kanë munguar edhe gjestet e papërmbajtshme. E ditën e sotme Françeska është përplasur përsëri me Heidin, duke kaluar në ofendime dhe është shprehur se e vetmja gjë që Heidi di të bëjë është të ‘llapet’ me Romeon.