Një portofoli me Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë iu deshën 11 vjet për t’u hakeruar pasi pronari kishte harruar fjalëkalimin e tij. Ju mendoni se është një ditë e gëzueshme kur gjeni një kartëmonedhë në një çantë të vjetër që nuk e keni përdorur prej vitesh, por imagjinoni gëzimin e këtij djali pasi arriti të kishte akses në portofolin e tij të Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë pasi prej 11 vitesh kishte harruar fjalëkalimin.
Një pronar anonim ra në kontakt me inxhinierin elektrik Joe Grand, për të hakeruar një skedar të koduar që mban 43.6 BTC. Në një përpjekje për të mbrojtur ‘pasurinë’ e tij sa më mirë që mundej, pronari kishte përdorur një gjenerues të rastësishëm të fjalëkalimeve të quajtur Roboform – mjerisht, duket se ai e kishte mbrojtur atë shumë mirë sa që ka humbur edhe fjalëkalimin.
Pronari anonim u bë ‘vërtet paranojak’ kur mendoi se dikush do ta hakeronte kompjuterin e tij dhe do t’i merrte fjalëkalimin dhe do të fitonte akses në kriptomonedhat e tij. Për këtë arsye kërkoi ndihmën e Kingpin për të provuar që ta rikthente atë, Grand më parë kishte ndihmuar një pronar tjetër të rikthente aksesin e tij në mbi 2 milionë dollarë në kripto në vitin 2022.
Ai tha se dhjetëra njerëz e kanë kontaktuar më parë për të kërkuar ndihmë në lidhje me këtë rast dhe për shkak se kanë harruar fjalëkalimin. Grand vendosi të refuzojë shumë prej tyre për arsye të ndryshme, por vendosi të ndihmojë këtë pronar të veçantë anonim në kërkimin e tij. Në një video në YouTube të publikuar nga Grand, pronari i portofolit tha:
Kam krijuar fjalëkalimin, e kopjova, e vendosa në frazën e kalimit të portofolit dhe gjithashtu në një skedar teksti që më pas e kodova.
Në kohën kur pronari humbi aksesin në llogari, vlera e Bitcoin qëndronte midis 3,000 dhe 4,000 dollarë. Por pasi çmimi i bitcoin ishte rritur me më shumë, pronari vendosi të kontaktojë Grand. Pra, Grand përdori një mjet të zhvilluar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA (NSA) për të çmontuar kodin e gjeneruesit të fjalëkalimit.
Ai tha:
Në një botë të përsosur, kur gjeneroni një fjalëkalim me një gjenerues fjalëkalimi, prisni të merrni një rezultat unik, të rastësishëm çdo herë që askush tjetër nuk e ka. Por në këtë version të RoboForm, nuk ishte rasti. Ndërsa fjalëkalimet e RoboForm duket se janë krijuar në mënyrë të rastësishme, ato nuk janë. Me versionet më të vjetra të këtij software-i, nëse mund të kontrollojmë kohën, mund të kontrollojmë fjalëkalimin.
Grand ishte në gjendje të mashtronte sistemin duke ndryshuar kohën në vitin 2013 kur u krijua fjalëkalimi dhe pas disa përpjekjeve të dështuara, përfundimisht çoi në rikrijimin e të njëjtit fjalëkalim. Eksperti i hakerave më pas punoi me kolegun e tij Bruno për të gjeneruar miliona fjalëkalime të mundshme. Ai ishte në gjendje që përfundimisht të thyente kodin – për të cilin Grand tha se ishte shumë për fat.