Duket se nuk ka më dyshime që martesa e Chiara Ferragni-t dhe Fedez ka marrë fund, për sa kohë që ish-partnerët kanë nisur të shijojnë historitë e reja të dashurisë.
Sipas mediave italiane, thuhet se Chiara Ferragni është në një romancë të re që mund të ketë lindur mes saj dhe një mjeku ortoped nga Toskana që quhet Andrea Bisciotti.
Lajmi vjen pak kohë pasi reperi Fedez u pa shumë pranë modeles franceze Garance Authiè, me të cilën u fotografua edhe i kapur për dore gjatë garës së Formula 1 në Monte Carlo. Ata u shfaqën më pas në të njëjtin jaht, nga ku Fedez postoi në Instagram të modeles 20-vjeçare e veshur me një fustan të bardhë.
Andrea Bisciotti është 31 vjeç, pra 6 vite më i ri se Chiara. Ai është me origjinë nga Pontremoli dhe punon për spitalin “Humanitas” në Milano. Sipas thashethemeve, ai dhe Chiara kanë vetëm pak javë që kanë nisur historinë e dashurisë, të cilën po përpiqen ta mbajnë larg vëmendjes së medias dhe komenteve. Supozohet se familjarët dhe miqtë e tyre të përbashkët janë në dijeni të lidhjes.