Bota

Harris hedh poshtë thirrjet për zëvendësimin e Biden!

Stafi i zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris po hedh poshtë thirrjet që ajo të zëvendësojë presidentin Joe Biden, mes kërkesave të përshkallëzuara që presidenti të tërhiqet dhe sondazheve të reja që tregojnë se zëvendëspresidentja ia kalon Bidenit në një garë hipotetike kundër Donald Trump, sipas CNN.

”Linja është mbajtja e fokusit në dyshen Biden-Harris”, tha një burim për CNN.

”Stafi i zëvendëspresidentes mori udhëzime të ngjashme në një takim virtual të stafit”, tha një burim tjetër për CNN.

Dje, Harris përsëri hodhi poshtë idenë për të kandiduar në vend të Biden gjatë një interviste të shkurtër me CBS.

“Shikoni, Joe Biden është kandidati ynë. Ne e mundëm Trumpin një herë dhe do ta mundim përsëri. Jam krenare që jam kandidate e Joe Biden”, shtoi ajo më vonë.

Sondazhi i fundit i CNN i kryer pas debatit të javës së kaluar tregon se Harris është në distancë goditëse nga Trump në një përputhje hipotetike: 47% e votuesve të regjistruar mbështesin Trumpin dhe 45% Harrisin, një rezultat brenda kufirit të gabimit që sugjeron se nuk ka një lider të qartë në një nivel të tillë.

Ish-deputeti demokrat, Tim Ryan u bëri thirrje publikisht demokratëve që të zëvendësojnë Biden me Harris.

“Ne flasim që administrata e presidentit Biden është administrata më e suksesshme në historinë moderne. Ne mburremi për këtë dhe Harris ishte pikërisht aty, për tre vjet e gjysmë”, tha Ryan të martën për Jake Tapper të CNN.

“Mendoj se ajo do të përmirësonte absolutisht bazën e demokratëve”, theksoi ai.

Burime pranë zëvendëspresidentes kanë pohuar vazhdimisht se ajo është besnike e Bidenit, duke argumentuar se deklaratat e saj publike që nga debati presidencial i javës së kaluar të organizuar nga CNN pasqyrojnë qëndrimin e saj.