Aktualitet

Hapja e tunelit të Llogarasë, ja sa automjete kanë kaluar deri më tani!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një video nga tuneli i Llogarasë, i cili u hap pak ditë më parë.

Kreu i ekzekutivit shprehet se vetëm nga dita e parë e hapjes, 5 korrik, e deri më sot, nga ky tunel kanë kaluar 41 mijë automjete.

“Tuneli i Llogarasë, 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, shkruan Rama.