Deri më tani “Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” ka patur plot të ftuar special dhe para pak minutash ishte i ftuar në studio stilisti i njohur Niko Komani. Cili ka qenë për Nikon projekti që do të veçonte nga të tjerët?
“Aventura” pasi po mundoheshim të sillnim shumë ‘look’-e, jo atë klasiken. Por edhe “Nina” pasi e kishim lënë që do të takoheshim të diskutonim por stopoi. Pandemia prishi shumë gjëra.
Çfarë uron Niko për veten e tij në vitin 2022?
Në aspektin profesional “Eurovision” do të jetë hapi më i madh. Por për fat të mirë më ka rënë artistja perfekte e cila është më e çmendur se unë.