Hetimet rreth ndarjes nga jeta të aktorit Matthew Perry u mbyllun rreth dy muaj më parë. Hetuesit nuk do të shqyrtojnë më çështjen tre muaj pasi aktori i Friends u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Rasti i tij me Ekzaminuesin Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit tani është gjithashtu i mbyllur, sipas të dhënave në internet të shqyrtuara nga E!News.
Vdekja e Perry u përcaktua se ishte shkaktuar nga “efektet akute të ketaminës”. Faktorët kontribues u renditën si mbytja, sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës, një ilaç që përdoret zakonisht për të trajtuar çrregullimin e përdorimit të opioideve. Nuk kishte prova të alk00lit, metamfetaminës, k0kainës, heroinës, PCP ose fentanilit në sistemin e Perry-t, sipas raportit.
Pak muaj pasi u nda nga jeta ka dalë së fundmi në dritë testamenti i Matthew Perry-t. Ka qenë Page Six që ka arritur të sigurojë dokumentin ku zbulohet se testamenti i hartuar në 2019-ën dhe i pandryshuar do të ekzekutohet nga Lisa Ferguson dhe Robin Ruzan. Sipas tij, një pjesë e pasurisë së Perry-t do t’i shkojë prindërve të tij John dhe Suzanne Morrison, një pjesë dhe motrës së tij Caitlin Morrison.
Matthew ka vendosur të mos lërë pa gjë edhe ish-partneren Rachel Dunn me të cilën ai doli nga 2003 deri në 2005. Paratë që do merren nga paraqitjet e tij televizive dhe filmike do të mblidhen nga prindërit e tij, bashkë me të drejtat nga autobiografia e tij që i vazhdon shitjet dhe sot. Pjesa që është diskutuar më shumë është ajo që aktori nuk ka dashur të lërë asgjë për pasardhësit e tij, nëse do të kishte të tillë. Ai nuk u bë baba kurrë, megjithatë sipas mediave, dyshonte gjithmonë se mund të dilnin persona që do donin të përfitonin.