Celebrities Showbiz

Hapet shkolla e parë në gjuhën shqipe në Texas dhe e pranishme ishte këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa!

Së fundmi këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas. Ajo ka mbajtur edhe një fjalim rreth promovimit të gjuhës, kulturës dhe artit shqiptar. Dua ka publikuar disa foto në rrjetin e saj social Instagram ku shihet në prani të fëmijëve, duke mbajtur një fjalim e në një tjetër duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Në fotot e postuara gjatë eventit ajo kishte shkruar:

Një nder që isha në hapjen e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Teksas sot. Qëndra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare teksa ofron mësime gjuhe për fëmijët nga 5-15 vjeç.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, prej vitesh i bën promovim të mirëfillt kulturës dhe artit shqiptar kudo në botë dhe angazhohet në çdo aktivitet që Shqipëria është e përfshirë.

Vlen të theksohet gjithashtu se këngëtarja bukuroshe me origjinë shqiptare Dua Lipa së fundmi ka dhënë një intervistë për “Financial Times” ku nuk ka lënë pa përmendur edhe vendin e saj Shqipërinë. Ajo ka folur në tërësi për gjërat që pëlqen të bëjë dhe vendet në të cilat preferon të udhëtojë, ku sigurisht ashtu si në shumë prej intervistave të ajo, ajo nuk ka lënë pa përmendur origjinën e saj.

E teksa iu drejtua pyetja se cili është vendi që ajo mezi pret të shkojë përsëri, këngëtarja me famë ndërkombëtare u përgjigj duke thënë se është Shqipëria e Jugut, vendi që ajo dëshiron me patjetër që të shkojë prapë. Edhe arsyen e kësaj përgjigje ne e dimë të gjithë duke qenë se ajo i shijoji dhe i pëlqeu shumë pushimet që kaloi verën e kaluar në jug.

Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm.