Botë e Çuditshme

Hapet fabrika e parë për prodhimin e miellit të insekteve!

Fabrika e parë e miellit të insekteve në Itali është hapur në rajonin Marche të Italisë qendrore, pavarësisht kundërshtimit të Ministrit të Bujqësisë së vendit, Francesco Lollobrigida. Jose Francesco Ćani, drejtor ekzekutiv i Nutrinsekt, tha për Ansa se një kapitull i ri në historinë e industrisë ushqimore është hapur. Ai ftoi gjithashtu Lolobrigidën, i cili po kërkon ndalimin e miellit të insekteve në Itali, të vijë dhe të shohë vetë se sa i shëndetshëm dhe ushqyes është ai.

Rikujtojmë, se një kuzhinier i famshëm në Nju Jork po përpiqet të ndryshojë kulturën e të konsumuarit të vakteve me dietat e tij aspak të zakonshme. Joseph Yoon i ka kthyer gatimet me insekte në trend prej katër vitesh dhe tashmë kërkon që dietat e shijshme me insekte, që sipas tij janë të pasura me lëndë ushqyese t’i kthejë në pjata që mund të përdoren në përditshmëri. Yoon, i cili është drejtor ekzekutiv i Brooklyn Bugs tha se:

I dua absolutisht insektet. Ka më shumë se 2,100 lloje të insekteve të ngrënshme në botë dhe ato vijnë me shije të ndryshme. Ajo që po përpiqem të bëj është t’u prezantoj njerëzve këtë larmishmëri të mrekullueshme shijesh, ngjyrash dhe idesh duke treguar se si të gatuajnë insekte të ngrënshme.