Kërkimi për aktorët që do të luajnë rolet kryesore në serinë e re të HBO mbi “Harry Potter” ka filluar. Një thirrje e hapur për audicione u shpall të hënën për fëmijë nga Britania e Madhe dhe Irlanda që dëshirojnë të interpretojnë Harry Potter, Ron Weasley dhe Hermione Granger.
HBO e konfirmoi këtë thirrje për Variety. Adapti i ri për televizion, i njoftuar nga HBO Max vitin e kaluar, synon të jetë një “adaptim i besueshëm i serisë së dashur të librave të Harry Potter nga autorja dhe producentja ekzekutive JK Rowling.” Sërish, seritë pritet të zgjasin për një dekadë, me çdo sezon të bazuar në një nga shtatë librat e Rowling.
It’s official, the casting starts to find the new Harry, Ron and Hermione 🎬 pic.twitter.com/r8CDXqeJLL
— Daily Harry Potter (@TheDailyHPotter) September 9, 2024
Në thirrjen për audicione thuhet se janë duke kërkuar fëmijë të moshës 9 deri në 11 vjeçare, në prill 2025 dhe që janë banorë të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Aktorët duhet të dërgojnë dy video të shkurtra; njëra mund të jetë një poezi ose tregim të shkurtër, por jo nga Harry Potter. Në videon tjetër, aktori mund të flasë për veten e tij dhe “për një anëtar të familjes, mik, ose kafshë shtëpiake me të cilin është veçanërisht i afërt”.
Ne jemi të angazhuar për një casting të përfshirës dhe të larmishëm… Për çdo rol, ju lutemi të dërgoni aktorë të kualifikuar, pa marrë parasysh etnicitetin, seksin, aftësitë e kufizuara, racën, orientimin seksual, identitetin gjinor, ose ndonjë bazë tjetër të mbrojtur nga ligji, përveç nëse ndryshe është specifikuar.
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 31 tetor 2024.
Seria e re, që pritet të lançohet në vitin 2026, do të prezantojë një kast tërësisht të ri, në krahasim me serinë e filmave që kishte Daniel Radcliffe si Harry Potter dhe Emma Watson dhe Rupert Grint si miqtë e tij më të mirë, Hermione Granger dhe Ron Weasley, përkatësisht.
Fansat kanë vërejtur se fillimi i përllogaritur i produksionit në prill është shtatë muaj larg, e njëjtë periudhë kohore që kishte nevojë për të gjetur dhe castuar Radcliffe në vitin 2000 për rolin e Harry Potter. Në Çmimet e Drama League në maj të këtij viti, Radcliffe tha se do të ishte i lumtur të shikonte adaptimin e ri dhe nuk duket shumë i interesuar për një paraqitje të mundshme.