Këshilli i Ministrave hapi aplikimet për funksionin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Afati i dorëzimit të aplikimit është deri më 22 nëntor, pra pas 15 ditësh. “Në përfundim të mandatit të njërit prej anëtarëve të këshillit drejtues të AKEP-it, Këshilli i Ministrave inkurajon personat që përmbushin kriteret të aplikojnë për këtë vend vakant”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Po ashtu, duhet që aplikanti të ketë të paktën 10 vjet përvojë pune dhe do të duhet të jetë përfaqësues nga sektori i komunikimeve elektronike, postare, i ekonomisë dhe i drejtësisë. Këshilli i Ministrave është institucioni përgjegjës për propozimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Por zgjidhen nga Kuvendi.
Në mbështetje të ligjit “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Ministrave është institucioni përgjegjës për propozimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), të cilët zgjidhen nga Kuvendi.
Në përfundim të mandatit të njërit prej anëtarëve të këshillit drejtues të AKEP-it, Këshilli i Ministrave inkurajon personat që përmbushin kriteret të aplikojnë për këtë vend vakant.
Aplikanti duhet të ketë të paktën 10 vjet përvojë pune dhe do të duhet të jetë përfaqësues nga sektori i komunikimeve elektronike, postare, i ekonomisë dhe i drejtësisë.
Aplikanti që do të emërohet në pozicionin e anëtarit të këshillit drejtues të AKEP-it duhet të japë dorëheqjen nga çdo post ose funksion zyrtar e partiak, të tërhiqet nga çdo veprimtari private fitimprurëse, si dhe të shesë e të shlyejë çdo interes financiar, që mund të ketë në shoqëri, që ushtrojnë veprimtari tregtare nën juridiksionin e AKEP-it.
Afati i dorëzimit të aplikimit është 22 nëntori i 2024-ës.