Celebrities Showbiz

Hanukkah, festa e veçantë bashkon familjen Peltz-Beckham së bashku!

Djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn Beckham së bashku me bashkëshorten e tij kanë festuar së bashku Hanukkah, një festim 8-ditor i hebrenjve, ku sipas legjendës hebrenjtë ishin ngritur kundër shtypësve të tyre greko-sirianë në Revoltën e Makabeve. Numri tetë simbolizon tetë qirinj që do të thotë numrin e ditëve që u mbajt ndezur Feneri i Tempullit. Në nder të përkujtimt të tyre, familjet ndezin një qiri në ditën e parë, dy në të dytën dhe kështu me radhë pas perëndimit të diellit gjatë tetë ditëve të Hanukkah ndërsa recitojnë lutje dhe këndojnë këngë.

Nicola Peltz publikoi në ‘Instagram Stories’ të martën në mbrëmje disa foto për të dokumentuar festimet e saj familjare. Tek fotot e postuara Brooklyn duket i lumtur dhe konsumon një puro së bashku me babain e gruas së tij, Nelson Peltz, i cili është një investitor miliarder mjaft i njohur. Nelson është i martuar me gruan e tij të tretë dhe nënën e Nicola, ish-modelja Claudia.

Brooklyn dhe Nicole nuk kanë qenë çifti i vetëm që kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, por edhe prindërit e aktores së famshme. Një foto e tyre me një dedikim për këtë festë ishte mjaft e veçantë duke qenë se nuk kanë dalje shumë të mëdha publike. Çifti gjithashtu ka shkëmbyr së bashku një puthje rreth tryezës së darkës. Nicola është një nga 10 fëmijët e Nelson-it, me dy fëmijë nga martesa e tij e parë dhe tetë nga martesa me nënën e Nicola-s.

Ata kurrë nuk ngurrojnë të shfaqin dashurinë e tyre, ndërsa janë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dhe festimet e Ditës së Falënderimeve të Nicola Peltz Beckham dhe Brooklyn Beckham nuk ishin ndryshe pasi dyshja ndanë një pamje të brendshme të jetës së tyre romantike bashkëshortore.