Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.
Jo vetëm për anën artistike, por reperi ka qenë gjithmonë shumë i përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e tij me Loredana-n, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri.
Teksa me ish- partneren e tij, Mozzik ka një vajzë e cila nuk është pak e njohur për publikun pasi shpesh dy artistët e tregojnë në rrjete sociale, por ajo që ndoshta nuk dinim është fakti se Hana ka talent për të kënduar. Teksa ka ndarë me ne një foto të vogëlushes e cila shfaqet në studio muzikore para mikrofonit, Mozzik duket se na ka zbuluar se Hana do të ndjekë hapat e prindërve të saj.
E kur dukej se mes dyshes gjërat ishin të qeta, Mozzik bën veprimin e papritur për artisten. Teksa kjo e fundit sapo ka publikuar këngën e saj, ish- partneri e ka ripostuar duke e mbështetur për këtë projekt dhe krahas ka shkruar: “Mamaja e Hana-s”.
Mesa duket, dyshja kanë gjetur sërish gjuhën e përbashket dhe tani kanë një raport shumë të mirë miqësor me njëri-tjetrin edhe pse në rrugë të ndara.