Lewis Hamilton arriti një triumf të shumë pritur dhe theu një rekord me fitoren e 9’të në “British Grand Prix” që u transmetua në Euronews Albania dhe IN radio nga pista e Silverstone. Ndërkohë George Russell që u nis nga pole position zhvilloi një betejë të gjatë me Hamilton dhe binomin e McLaren, Norris-Piastri në kushte të paqëndrueshme të motit.
Kryesimi ndryshoi disa herë ashtu si gomat dhe situata në pistë pas startit të garës përpara tharjes së cirkuitit dhe hyrjes së Hamilton në bokse, 1 xhiro përpara Norris i cili pati një ndërrim të ngadaltë gomash që nuk e lejoi të kthehej i 1’ri në garë.
Ndërsa Russell u tërhoq për shkak të një difekti në sistemin e qarkullimit të ujit – Max Verstappen mori vendin e 2’të nga Norris në xhirot e fundit. Megjithatë Hamilton ruajti pozicionin dhe siguroi një fitore emocionale, e para prej “Saudi Arabian Grand Prix” në vitin 2021. E 104’ta në karrierë për podiumin e 199’të dhe e 9’ta në Silverstone, rekord për fitoret në një pistë të vetme në Formula 1.
Pavarësisht zgjedhjes për goma të forta dhe përmirësimit të ndjeshëm në fund, Verstappen nuk pati kohën e nevojshme dhe u mjaftua me vendin e 2 përpara Norris që kompletoi podiumin me vendin e 3’të. McLaren’i tjetër dhe Piastri u renditën të 4’it përpara Ferrari’t të Carlos Sainz dhe Nico Hulkenberg respektivisht në vendet 5 dhe 6. Gjithashtu një fundjavë e mirë për Aston Martin që me Lance Stroll dhe Fernando Alonso zuri vendet 7-8 ndërsa Alex Albon mori 2 pikë për Williams pas tyre.
Zonën e pikëve e plotësoi Yuki Tsunoda dhe RB. Një tjetër garë zhgënyese për Charles Leclerc i cili nuk e ruajti rekuperimin për shkak të ndërrimit më shpejtë se duhet të gomave të ndërmjetme. Sergio Perez nuk bëri dot më mirë se vendi i 17’të ndërsa e mbylli shpejt Pierre Gasly që mori një penalitet prej 50 vendesh për shkak të ndryshimit të motorrit. Gara e 13’të sezonale do të zhvillohet pas 2 javëve në Hungari.