Lewis Hamilton po përgatitet për kalimin te skuderia e Ferrarit, duke nisur nga edicioni i ardhshëm i Formula 1. 7-herë kampioni i botës nuk i fshehu emocionet për aventurën e re tek italianët, teksa u shpreh.
“Do të jetë një sfidë e re për mua, por të gjithë e dinë se sa unë i dëshiroj gjërat e reja. Do të jem në një territor të paekslporuar. Në Itali do të gjejë një kulturë tjetër që nuk jam mësuar.
Ne britanikët jemi të qetë, madje edhe kur fitojmë, por italianët janë shumë herë më emocional. Nuk e di çfarë më pret, por mendoj se do të jetë një eksperiencë unike për shumë arsye”-mbylli deklaratën e tij 39-vjeçari.
Lewis Hamilton ka garuar për skuderinë McLaren nga viti 2007 deri në 2012-ën, teksa më pas iu bashkua Mercedesit, ku me këta të fundit fitoi 6 tituj, ndërsa me McLaren fitoi titullin e parë të karrierës në xhiron e fundit ndaj Felipe Massa-s, në vitin 2008.