Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, i cili është shtatë herë kampion bote në F1, ka marrë titullin qytetar nderi i Brazilit, sipas mediave lokale.
“Brazili ka mbajtur një vend të rëndësishëm në zemrën time gjatë gjithë jetës sime, është shtëpia ime e dytë. Jam i nderuar që e marr këtë titull, i pari që shkon te një i huaj”, tha 37-vjeçari Hamilton gjatë ceremonisë në Parlamenti brazilian.
Ai mori medaljen me ngjyrat “verdhë-jeshile” të Brazilit nga kryetari i Dhomës së Komunave, Arthur Lear, i cili e quajti Hamilton një “brazilian në zemër”.
Hamilton do të garojë në Çmimin e Madh të Brazilit të dielën.