Botë e Çuditshme Food & Drink

Hamburgeri që i ka rezistuar prishjes për gati tre dekada…

McDonald’s ka prodhuar disa hamburgerë që e sfidojnë dekompozimin. Megjithatë, asnjë nuk krahasohet me një hamburger në Australi që nuk ka treguar kurrë shenja prishjeje pavarësisht se është blerë gati tre dekada më parë.

Bëhet e ditur se ai u porosit nga miqtë Casey Dean dhe Eduards Nits në vitin 1995, nga një McDonald’s në Adelaide. “Duke qenë adoleshentë, ne porositëm shumë ushqime. Filloi si shaka kur thonim se imagjino sikur ta ruanim këtë përgjithmonë”-u shprehën ata. Siç raportohet, edhe pse gati 30 vjet më vonë, hamburgeri ende është i paprekur pa asnjë shenjë myku apo ere, megjithëse është tkurrur pak nga madhësia origjinale.

Vetëm 10 minuta pasi keni konsumuar një hamburger, sheqeri në gjak rritet në ‘nivele të larta mbi normalen’. Më pas keni një etje të fuqishme pas gjysmë ore. Kripa në një hamburger të madh i detyron veshkat të punojnë më shumë për të nxjerrë jashtë kripën dhe zemra duhet të rrahë më shpejt për të pulsuar gjakun. Juve do t’ju rritet presioni i gjakut dhe mund të pësoni atak.

Kur arrin në minutën e 40-të, e ke humbur kontrollin e sheqerit të gjakut dhe ke një ngritje të insulinës dhe ndjenjës së urisë. Pas 1 ore trupi juaj është duke u lodhur në procesin e një tretjeje të ngadaltë. Zakonisht duhen 24 deri në 72 orë për të tretur një ushqim, por hamburgeri duke qenë më i yndyrshëm sesa një vakt normal, kërkon më shumë.

Sipas studimeve të fundit ushqimet e përpunuara mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të funksioneve të trurit dhe sëmundje të tjera kancerogjene. Studiuesit paralajmërojnë se ushqimet e gatshme dhe të paketuara përmbajnë shpesh aromatizues, ngjyrues, konservantë ose aditivë të tjerë, të cilët janë “një kombinim ideal” për të shkaktuar sëmundje të ndryshme.