Film & Tv

“Haltson” jeta dhe vepra e stilistit më frymëzues amerikan në një serial të “Netflix” – Kritikë

Ewan McGregor sjell një performancë të shkëlqyer në përshtatjen (rresht për rresht) të librit që tregon jetën dhe veprën e një prej zërave më të vërtetë të modës amerikane në vitet më të bukura të Ëndrrës Amerikane. Ryan Murphy drejton skocezin në një mishërim të jashtëzakonshëm të trashëgimisë së stilistit dhe jetës së shthurur të viteve 60-70 deri në ikjen e tij të parakohshmë në brigjet kaliforniane në 1990.

Është një serial teprimesh, Vera Farmiga bën një parfum duke nuhatur (tërë qejf) brekët e një prostitute mashkull – që mban të njëjtin emër të shkrimtarit francez – me një ndryshim të v(o)gël – Viktor Hug-o, Ewan McGregor i bërtet sekretares ‘Get it, Sassy!’ kur tasi i kokainës është bosh, por sidoqoftë ‘Halston’ duket i rëndomtë. Mbase sepse asgjë nuk na bën më përshtypje. Në më pak orë se ‘Lord of the Rings’, seriali prestigjoz i Ryan Murphy-t përmban pak konflikt, shumë teprime dhe një dramë gati sipërfaqësore pavarësisht titullarit dhe peshës që ai ka mbajtur gjatë karrierës, apo akoma më pak personazhit nga i cili seriali merr titullin. Producenti i mësuar me projekte të mëdha mbase e ka përdour këtë si një ‘gjë’ me ‘kalu rradhën’ – një biografi ‘të parë aq shpesh’ sa që të duket sikur ke blerë një pallto të vjetër për të re.

Por nuk është aq keq, nuk është ‘Ratched’. ‘Haltson’ ka më shumë mendim, sidomos në gjysmën e dytë të tij. Më miq si Liza Minnelli (Krysta Rodriguez) dhe Joel Schumacher (Rory Culckin), festa në Versajë apo Studio 54, dhe më shumë couture se në çdo tapet të kuq të Emmy-t në lëtër do kishte qënë e lehtë të kapej në kuadër jeta e adhurueshme përpapra se gjërat të shkonin për lesh. Por Murphy dhe skenaristi tjetër Ian Brennan e kanë të vështirë të identifikojnë skenat duke e lënë serialin të bjerë në një errësirë të panevojshme që në fillim të tij, duke e zvogëluar stilistin edhe më pavarësisht humbjeve të tij rrugës për t’u bërë një emër reference sa herë vjen puna tek moda amerikane – couture apo pret-a-porter.

‘Haltson’ nis aty ku pritet – në fëmijërinë e stilistit, një djalosh 6 apo 7 vjeçar në Des Moines, Iowa – Roy Halston Fowick – është dëshmitar i abuzimeve të të atit verbale dhe fizike ndaj të ëmës së tij të brishtë, ndërkohë që ai mundohet ta qetësojë duke i bërë një kapele me puplat e pulave në oborr. Vetëm dy minuta më pas Roy është i rritur dhe kapelja e tij vishet nga hiç më pak se jackie Kennedy, duke e bërë që hapësira e tij e kapeleve tek Bergdorf Goodman të jetë plot. Kjo zgjat një pulitje qepallash, sepse papritmas askush nuk vesh më kapele, dhe ngrijta e një stilisti në qiejt e lavdisë kthehet në një përplasje me fytyrë në asfaltin e Manhattan-it. Nëse do të mendonit se ky dështim kapilar do të merrte pak kohë, gaboheni rëndë – ‘nuk vesh njeri kapele, punë e madhe, do bëj fustane’ Në minutën e 10 koleksioni i tij i ri është në pasarelë, dhe në të 20-tën ka skuadrën gati për dyqanin e tij në Madison Avenue. Nga fundi i këtij episodi (45 minuta i gjithi) Haltson nga një dështim është influencuesi më i madh i qytetit rrugës për ‘Betejën e Versajës’ për t’u respektuar edhe nga publiku ndërkombëtar.

E gjitha kjo zgjidhet në episodin e 2-të, Haltson gëzon suksesin e koleksionit të kominosheve sintetike dhe merr pjesë edhe pse pa dëshirën e tij në një show që përfshin më të mirët e modës amerikane dhe parisiene (Givenchy, Oscar de la Renta, sa për të përmendur disa). Jetë e vështirë, apo jo? Sikur të mos qe për aftësinë fantastike të McGregor për t’u bërë aq njësh me personazhin dhe për t’u ‘lëshuar i gjithi’ ‘Haltson’ mund të ishte lehtësisht një farsë. Por mënyra se si çdo seri bën përpara e bën Haltson të duket ‘i vogël’ aq sa çdo thyerje e tij të justifikohet nga abuzimi me drogën dhe alkoolin.

Eventualisht prezantohen disa elemente kaotikë që komplikojnë jetën e Haltson dhe ngjitjen e tij në majë. Victor Hugo (Gian Franco Rodriguez) një escortë që ‘frymëzon’ stilistin drejt teprimeve seksuale – vetëm disa syresh tregohen në serial. Ai është gjithashtu arsyeja pse Haltson filloi kokainën, jo vetëm, një prezencë e vazhdueshme penguese në jetën e H, duke e kthyer atë në një katastrofë. Por fokusi i ‘Haltson’ nuk është aty, ai nuk mund të quhet as ‘i keqi’ i situatës – shumicën e kohës, edhe kur diagonstikohet me AIDS diçka që e bën Haltson t’i rikthehet rrënjëve të tij si artist. Seriali lë jashtë konflikte të mëdha siç edhe arritje të mëdha. Haltson ishte për shembull një nga të parët stilistë që diversifikoi pasarelën duke futur aty modele afro-amerikane – në një kohë që kjo nuk imagjinohej (quheshin Haltsonettes), kjo kalon si sfumaturë e parëndësishme në 5 episodet 45-50 minutëshe. Konflikti më i madh sidoqoftë është shtylla kurrizore e serialit – humbje e trashëgimisë së Haltson – humbja e emrit, për shkak të një kontrate që firmos pa e lexuar nën presionin e Yves Saint Laurent apo De La Renta – duke shitur të drejtat e emrit të tij – goditja finale ndaj të cilit do ta merrte para kohe në moshën 57 vjeçare.

Ryan Murphy ka drejtuar disa prej serialeve televizivë më të mirë të 20 viteve të fundit si ‘Glee’, ‘Nip/Tuck’ apo ‘American Horror/Crime Story’ por kjo nuk e fut ‘Haltson’ në një prej punëve të tij më të mira – pavarësisht 300 milionë dollarëve buxhet, pavarësisht të qënit në Netflix, pavarësisht një ansambli aktorësh kalibri apo të paturit në dorë të një prej historive më prekëse të showbiz-it amerikan e botëror. Murphy mbas sukseseve pati disa flop-e më i madhi prej tyre ‘Ratched’ i cili është si kontrata e Halston me J.C.Penney një kontratë për të bërë para – për t’u fundosur akoma më shumë në harresë. Por ka një shpresë, ka një shpresë e 20 minutave të fundit, kur të gjitha zgjedhjet e gabuara të Haltson barazohen me asgjë – epilogu i karrierës së tij eklektike – kostumografia e “Persefonit’ në Brodway. Aty ku Haltson kujton kush është Roy dhe se si dëshira për të krijuar një perandori nuk ka lidhje me të lënit një emër të mirë pas vdekjes.

Roy dhe Ryan janë njësoj – i vetmi ndryshim është a do ta kuptojë Ryan në kohë ti përgjigjet pyetjeve të duhura. Urojmë që po, sepse si ‘Haltson’ do të ishte talent i shkuar dëm.